Kaloni te përmbajtja kryesore

Superliga A: Rezultatet dhe renditjet pas javës së nëntë

Ka përfunduar xhiroja e nëntë në Superligën A, në të dy konkurrencat (minus një ndeshje që luhet të martën).
Në konkurrencën e femrave, Fushë Kosova mposhti Feronikelin 3-0 në shtëpi, ndërsa Drita u tregua e fortë për M.Technologie, të cilën e mposhti 0-3 si mysafire.
Të martën luhet përballja e fundit mes Skenderajt dhe Fer Volley. Në anën tjetër, te meshkujt, G.E Theranda ka mposhtur 3-0 Skenderbeun, Lubonteni 3-2 Ferizajn dhe Peja 0-3 Dritën.
Te femrat vazhdon të prijë Drita në tabelë me 48 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi më i afërt, ndërsa te meshkujt Peja kryeson me 49 pikë, plot 10 më shumë se Luboteni në pozitën e dytë.



Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button