Superliga e Femrave nis me derbi

Të premten (nesër) nis Superliga e Femrave në basketboll. Qysh në xhiron e parë do të kemi derbin ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.
Këto skuadra së fundi u përballën në finalen e Superkupës së Femrave, ku fitore shënuan vashat prizrenase 63:70. Këto dy skuadra gjithashtu do të përballen edhe në Superkupën Mbarëkombëtare të femrave, që mbahet në Prizren më 26-27 tetor.
Edicionin e kaluar kampion ishte Penza e Pejës, ndërsa Bashkimi fitoi Kupën e Kosovës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00.
Në takimet tjera, Prishtina kampione e Ligës Unike do të përballet me Vëllaznimin, kurse Trepça ndeshet me skuadrën gjilanase, United Basketball, që këtë edicion hyri në elitë.
Superliga e Femrave – Java 1
E premte
19:00 Bashkimi-Penza
E diel
12:00 Trepça – United Basketball
16:00 Prishtina – Vëllaznimi./21Media

Back to top button