Superliga e Femrave pritet të jetë interesante

Superliga e Femrave në basketboll pritet të jetë mjaft interesante. Në elitën e femrave, siç ka ptencuar Federata e Basketbollit, po ekziston një rivalitet i madh dhe kjo pritet të vazhdojë edhe në këtë edicion.

Penza, Prishtina dhe Bashkimi kanë luftuar për trofe në vitet e fundit dhe ky rivalitet është rritur edhe më shumë me pjesëmarrjen e tyre në Ligën Unike, ku Prishtina e ka fituar për herë të parë, ndërsa Superkupën Mbarëkombëtare e ka fituar Penza.
Skuadra pejane është kampione e Kosovës, e cila e ka mundur në finale Prishtinën, ndërsa vashat pejane e kanë fituar edhe Superkupën. Ndërkohë, Kupën e ka fituar Bashkimi i Prizrenit.
“Kjo pritet të bëjë edhe më interesante edicionin e ri, gjithashtu duke marrë parasysh transferimet e skuadrave që kanë bërë, për të dëshmuar se hynë fuqishëm në synimet që kanë. Në elitë garojnë edhe Vëllaznimi e Trepça, skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, ndërsa nga Liga e Parë është inkuadruar United Basketball nga Gjilani.”, ka bërë të ditur FBK.
Xhiroja e parë do të zhvillohet më 15/16 tetor dhe  në xhiron e parë do të jetë derbin i parë ndërmjet Bashkimit dhe Penzës./21Media
Back to top button