Superliga e Kosovës, kryendeshja mes Dritës e Malishevës

Xhiro e 12 e Superligës së Kosovës fillon këtë vikend, ku në programin e sotëm do të kemi disa ndeshje interesante, ndër to edhe përballja mes Dritës dhe skuadrës së Malishevës.
Në xhiron e fundit, Drita e mposhti Llapin si mysafire me rezultat 3:1, kurse skuadra e sapo inkuadruar në Superligë Malisheva vazhdoi me formën e dobët duke pësuar humbje si vendase 2:1 nga Ulpiana.
Në programin e sotëm do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, ku skuadra e Dukagjinit pret në shtëpi Gjilanin, kurse Llapi i Tahir Batatinës do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Feronikelit.
Pas 11 xhirove, tabelën e kryeson Ballkani me gjithsej 21 pikë, një më shumë se Drenica e Gjilani që gjenden në pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll Drita me 19 pikë.
Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli, skuadra të cilat kanë arkëtuar nga 10 pikë, gjenden në zonën e rrezikut në tabelë, respektivisht në pozitat tetë, nëntë dhe 10.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.
13:00 Drita – Malisheva (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)
13:00 Dukagjini – Gjilani (Stadiumi 18 qershori)

Back to top button