Superliga e Kosovës, kryendeshja mes Gjilanit e Drenicës

Xhiro e 10 e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot, ku do të kemi dy ndeshje tejet interesante.
Kryendeshja e sotme do të jetë ajo mes skuadrës së Gjilanit dhe asaj në formë Drenicës, e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit.
Në këtë ndeshje, skuadra e Gjilanit rikthehet nga barazimi 1:1 me Ballkanin, kurse Drenica rikthehet nga fitorja e thellë 4:0 kundër Feronikelit.
Pas nëntë xhirove të zhvilluara, Drenica zë vendin e parë në tabelë me 17 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë por me një ndeshje më shumë.
Në anën tjetër, skuadra e Gjilanit pas nëntë ndeshjeve pozicionohet në vendin e katërt me gjithsej 14 pikë, dy më pak se Drita në vendin e tretë.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe skuadra e Ballkanit, e cila është mysafire e Dukagjinit në stadiumin “18 qershori”.
Programin e plotë të ndeshjeve të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.
13:00 Dukagjini – FC Ballkani (Stadiumi 18 qershori)
13:00 Gjilani – Drenica (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

Back to top button