Superliga: Mposhtet Prishtina
Malisheva mund kampionin aktual, Llapi fiton ndaj Ulpianës
Sot u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në futboll. Kampioni aktual, Prishtina, pësoi humbje dëshpëruese nga Malisheva, ndërsa Llapi mposhti Ulpianën. Këto janë rezultatet e plota të kësaj xhiroje:
Drenica – Gjilani 1:1
Ballkani – Dukagjini 4:1
Drita – Feronikeli 7:0
Malisheva – Prishtina 2:1
Llapi – Ulpiana 2:0.