Superliga vazhdon sot me dy ndeshje të xhiros së 27-të

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 27-të.

Drita do të synojë që të rikthehet në vendin e parë dhe për ta bërë këtë duhet ta mposhtë Drenicën e cila është e fundit në tabelë në sfidën e cila zhvillohet në Gjilan.

Ballafaqim interesante do të jetë edhe ai ndërmjet Dukagjinit dhe Ferizajt në Klinë. Këto dy skuadra po luftojnë për t’i ikur sa më shumë zonës së rrezikshme dhe sfida e sotme do të jetë mjaftë e paparashikueshme.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

Back to top button