Kaloni te përmbajtja kryesore

Supremja ende pa vendim për ankesën e VV-së për votat me postë, afati përfundon në orën 17:00

Gjykata Supreme ende nuk ka vendosur lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me procesin zgjedhor të votave me postë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia hodhi poshtë ankesën.

Zëdhënësja e Supremes, Afërdita Uka tha për RTV21 se vendimi ndaj kësaj ankese si dhe ndaj ankesës së koalicionit PDAK-LPB nuk është marr ende por që ai do të merret sot.

“Vendimi do të merret sot”, tha Uka.

Afati për marrjen e vendimit nga Supremja ndaj këtyre ankesave, përfundon sot në orën 17:00.

Lëvizja Vetëvendosje u ankua në Gjykatën Supreme të premten. PZAP e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër LDK-së për anulimin e votave me postë, përsëritjen e votimit dhe largimin nga lista të kandidatëve të LDK-së për shkak të manipulimeve të pretenduara./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button