Surprizë: Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari, Ed Sheeran ka bërë të ditur se ata tani janë një “familje prej 4 vetash”, pasi feston ardhjen në jetë të një vajze me gruan e tij Cherry Seaborn pas një shtatzënie të fshehtë .
Këngëtari 31-vjeçar e kishte mbajtur larg syrit të publikut shtatzëninë e gruas, përcjell portali rtv21.tv.
Ed njoftoi fansat përmes Instagramit për ardhjen e re në familje,  duke ndarë një palë çizme të mrekullueshme të thurura.
Ai në mbishkrimin e fotos për 38 milionë ndjekësit e tij tha: Dua t’ju njoftoj të gjithëve se kemi një vajzë tjetër të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të.

Fansat u kënaqën me njoftimin, ku mijëra lanë mesazhe urimesh prindërve të lumtur. Pat të tillë që e quajtën lajm të pabesueshëm.!
Sheeran dhe Seaborn u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit 2020, ata sollën në jetë një vajzë./21Media

Back to top button