Suspendohen dy zyrtarë policorë në Rahovec për keqpërdorim të pozitës

Dy zyrtarë policorë në Rahovec me rekomandim nga IPK janë suspenduar nga detyra.

Këtë e ka bërë të ditur Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK), përmes një njoftimi.

Bazuar në të dhënat preliminare dhe provat e siguruara deri më tani, sipas IPK-së, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një rast në Rahovec ku dyshohet se janë përfshirë dy zyrtarë policorë. Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Rahovec, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Bazuar në të dhënat preliminare dhe provat e siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë. Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button