Suspendohet nga puna një inspektor tatimor

Inspektori është arrestuar për keqërdorim të detyrës

Administrata Tatimore e Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK , për inspektorin tatimore S.S i cili është arrestuar nën dyshimet se ka keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje të ryshfetit.

“Rast në fjalë nga Divizioni i Standardeve Profesionale i ATK-së është dërguar në Drejtorin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policin e Kosovës me datë 11.12.2019.Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.” thuhet në njoftimin e ATK-së.

Gjithashtu, ATIK fton qytetarët që për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të raportojnë përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial)./21Media

Back to top button