Suspendohet një polic në Kaçanik, tejkaloi autorizimet gjatë arrestimit të një personi

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet pas një incidenti në Kaçanik, ku dyshohet se një zyrtar policor ka tejkaluar autorizimet gjatë arrestimit të një personi.

Rasti po hetohet për veprën “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit deri në përfundim të hetimeve.

”Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik. Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Back to top button