Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se pla*osi një person

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna një zyrtar korrektues i cili punonte në Qendrën Korrektuesve Dubravë, nën dyshimin se kishte plagosur një person gjatë një konflikti.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme. Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit”, ka njoftuar SHKK.

Back to top button