Sveçla: 28 Nëntori festë që do të na bashkojë përjetësisht
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka uruar festën e 28 Nëntorit. Përmes një postim në Facebook, ka thënë se kjo ditë shënon festën e shumëfishtë që përbashkon përpjekjet tona të pareshtura për liri e çlirim.
“Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, brenda e jashtë trojeve tona, Gëzuar festa jonë kombëtare 28 Nëntori! Në datat tona historike, 28 Nëntori shënon festën e shumëfishtë që përbashkon përpjekjet tona të pareshtura për liri e çlirim. 28 Nëntori ynë është i Skëndërbeut, i Ismail Qemalit, i Adem Jasharit e i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Tutje, ministri kujton edhe të rënët, me gjakun e së cilëve u ngritën themelet e forta të lirisë sonë.