Sveçla brenda 48 orëve në Bruksel për punën e vizave

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ministri i Punëve Brendshme, Xhelal Sveçla do të udhëtojë për në Bruksel brenda 48 orëve, për t’u takuar me Komisioneren e BE-së për çeshtje të brendshme, Ylva Johanson, për të diskutuar për çështjet që lidhen me liberalizimin e vizave.
“Dua të ju njoftoj se brenda 48 orëve ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla do të jetë në takim në Bruksel me komisionaren e BE-së për Çështje të Brendshme që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin e vizave”, ka thënë Kurti.
Kreu i Qeverisë ka thënë se nuk është në dijeni që do të ketë ndonjë udhërrëfyes të ri për vizat për Kosovën./21Media

Back to top button