Sveçla e shpall person “non grata” rusen, Daria Asmalovan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës, rusen Daria Asmalovan.
Sveçla ka njoftuar se asaj i është e ndaluar hyrja në territorin e Kosovës për pesë vite.
“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
 
Asmalova dje është ndaluar në pikëkalimin kufitar në veri.
“Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar dje Sveçla në Facebook.
Sveçla kujtoi se Aslamova tentoi të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri dhe në të njëjtën ditë kur të njëjtat struktura që orkestrohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve policorë të Kosovës./21Media

Back to top button