Sveçla: Ekipet zjarrfikëse nga Kosova kanë arritur në Shqipëri

 
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ekipet zjarrfikëse nga Kosova kanë arritur në Shqipëri për t’iu dalë në ndihmë autoriteteve vendore në luftimin e zjarreve që kanë shpërthyer në Qarkun e Kukësit.
Ai në një postim në Facebook shkruan se Qendra Operative e MPB-së, në bashkëpunim me atë të AME-së, kanë përgatitur trupat për dislokim në Qarkun e Kukësit për mbështetjen e autoriteteve vendore në luftimin e zjarreve.
“Natyrisht, se ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme. Prandaj, sot si ministër i MPB-së, kam kërkuar një mobilizim urgjent të ekipeve të zjarrfikësve, si përgjigje ndaj kërkesës urgjente të autoriteteve shqiptare për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit, në luftimin e zjarreve. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet dhe sapo kanë arritur atje ekipet e para të zjarrfikësve sipas kërkesave. Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, shkruan Sveçla.
Ndryshe, Shqipëria po përballet me problematikën e zjarreve tash e disa ditë.

Back to top button