Sveçla flet pas lajmeve për sulm ndaj tij

Sveçla: Nuk është lajm i vërtetë, ne kemi qenë dëshmitarë të një rrahjeje

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mohuar të jetë sulmuar derisa ishte duke qëndruar në një nga kafiteritë e qytetit.

Sveçla ka thënë që nuk është sulmuar fizikisht, por vetëm ka qenë dëshmitarë i një rrahjeje.

“Nuk është lajm i vërtetë, ne kemi qenë dëshmitarë të një rrahjeje në një nga kafiteritë të kryeqytetit ne kemi intervenuar për me i nda s’ka asgjë tjetër. Unë nuk kam pësuar asnjë lëndim”, ka thënë Sveçla./kallxo

Back to top button