Sveçla gushëllon familjarët e viktimave të aksidentit tragjik
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ka dërguar një telegram ngushëllimi, Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Me pikëllim të madh pranuam lajmin e aksidentit tragjik të ndodhur në Republikën e Bullgarisë nga ku humbën jetën dhjetëra qytetarë tuaj e u lënduan shumë të tjerë. Në raste të tilla si kjo dhimbja është e pa përshkueshme, por duke qëndruar si shtete
krah njëra tjetrës ajo bëhet më e përballueshme. Pranoni ngushëllimet tona për jetët e humbura dhe shpresojmë në shërimin sa më të
shpejtë të lënduarve”, thuhet në telegramin ngushëllues të Sveçlës.
Ai tutje ka thënë se në emër të gjithë zyrtarëve që i përfaqëson shprehë gatishmërinë për ndihmë me të gjitha kapacitetet që posedojnë.
Ngushëllime për familjarët e viktimave dhe Maqedoninë e Veriut kanë shprehur edhe kreret e Kosovës./21Media