Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sa ma parë

2 min read

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjanë të bashkëpunojnë me institucionet relevante. Ndërsa, vrasësit i ka bërë ultimatum që të dorëzohet.

“Unë bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sa ma parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe qytetarët e Kosovë. E dimë që ai që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë kriminale nuk është vetëm për solidaritet”, tha Sveçla.

Gjatë një konference për media ministri, Sveçla tha se të gjitha kapacitetet shtetërore janë në dispozicion për zbulimin e këtj rast.

Po ashtu sipas tij edhe Policia e Kosovës është duke u kordinuar edhe me AKI që rasti të zbulohet siç tha ai “një orë e më herët”.

Ndërsa, drejtori i Policisë, Semadin Mehmeti tha se Policia po bën ekzaminimin e e vendit të ngjarjes, mirëpo siç tha ai moti i keq ia ka vështirësuar punën sepse disa pajisje nuk kanë mundur t’i përdorin pë ekzaminime të nevojshme. Megjithatë ai shtoi se të gjitha njësitë janë në vendin e ngjarjes. Hetimet po vazhdojnë në dy -tri pista të të ndryshme. Ata po pranojnë informacione të shumta tha Mehmet.

Derisa për pë të dyshuarit në këtë rast u shpreh se mund të jetë një person eventualisht me ndëlidhje të personave të tjerë.

“Mund të jetë një dhe më shumë, sepse po marrim shumë informacione”, sqaroi ai.

Mehmeti po ashtu konfirmoi se nuk bëhet fjalë për akt terrorist siç tha ai deri më tani, për momentin nuk kemi asnjë të dhënë që na çon te një akt terrorist.

Në këtë konferencë për media edhe kryetari i Komunës së Deçanit iu bashkua thirrjes që qytetarët të lajmrojnë organet përkatëse (policinë dhe prokurorinë) nëse kanë informacione lidhur me rastin./21Media