Sveçla ia përmend vizat komisioneres evropiane

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla zhvilloi sot një takim virtual me komisioneren evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.
Me këtë rast, Sveçla e njoftoi Johansson për punën e MPB-së dhe Qeverisë së Kosovës.
Sveçla si në takimin e fundit që ka pasur me Johansson në Slloveni, ka ritheksuar nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë kudo në shtetet evropiane.
“Johannson e vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit, korrupsionit dhe të gjitha veprimtarive ilegale, që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe ri-konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon./21Media

Back to top button