Sveçla me pamje të reja nga veriu: Kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se armatimi i konfiskuar së fundmi në veri, tregon nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Sveçla krah disa fotografive të publikuara të minave, ka thënë se ato janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.

“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara”, ka shkruar ai.

Të shtunën është zhvilluar një bastisje e policisë në disa lokacione të veriut të Kosovës.

Back to top button