Sveçla për mbylljen e pompave në Veri: Damarët e Gazpromit rus, s’kanë vend në Kosovë

Pas mbylljes së tri pompave të benzinës në ver,  ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se pompat e mbyllura “Nis Petrol” janë damar i Gazpromit rus dhe se nuk ka vend në Kosovë.

Ai  tutje ka thënë se keqpërdoruesit do të ballafaqohen me ligjin.

“krimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite”.

“Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë.

Ai ka thënë se Policia i ka asistuar AKP’së në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok pas informacioneve që ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve që i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Kosovës.

“Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.”

Back to top button