Sveçla për policin e vrarë: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka shprehur ngushëllime familjes së policit, i cili u vra mbrëmë në një ndejë.
Sveçla ka treguar se pasi e ka kuptuar lajmin e ka kontaktuar kryeshefin e IPK-së nga i cili ka kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur.
”Tashmë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë”, ka thënë Sveçla.
Ndërkaq, Inspektorati Policor ka bërë të ditur sot se i ka arrestuar 6 zyrtarë policor si dhe i ka sygjeruar Policisë së Kosovës të suspendohen edhe 9 zyrtarë të tjerë që ishin prezent në atë ndejë./21Media

Back to top button