Sveçla: Po hetojmë mundësinë e përfshirjes së ruse në sulmin në Banjskë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se po hetojnë mundësinë e përfshirjes ruse në sulmin e së dielës në veri të Kosovës.

“Ajo që dimë me siguri është se ata (kryengritësit) kanë ardhur nga Serbia,” tha Sveçla për Associated Press. “Disa prej tyre janë serbë të Kosovës, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe serbe, të cilët sipas informacioneve tona të inteligjencës janë trajnuar në kampe në Serbi.”, shtoi ai përcjell portal rtv21.tv

“Ne gjetëm disa dokumente që na çojnë në dyshimin se kishte individë që vinin edhe nga Rusia,” tha ai. “Për pajisjet kemi prova, por për njerëzit ende kemi vetëm dyshime.”

Sveçla tha se bazuar në provat e mbledhura dhe pamjet me dron, disa nga sulmuesit, të cilët ai i quajti “terroristë”, mbanin maska për fytyrën gjatë gjithë operacionit.

“Edhe anëtarët e grupit që u arrestuan nuk e dinin se kush ishin,” tha ai.

Ministri i Brendshëm tha se qëllimi i operacionit dukej se ishte kapja e veriut të Kosovës me qëllimin përfundimtar shkëputjen nga pjesa tjetër e vendit.

“Ata kishin edhe 100 uniforma të tjera”, tha Sveçla. “Ata po planifikonin të rekrutonin më shumë njerëz brenda (komuniteteve) ku jetojnë serbët… Institucionet e Kosovës do të duhej të përballeshin me disa qindra terroristë në një skenar që ata kishin planifikuar.”

Ai shtoi se duke gjykuar nga një sasi e madhe armësh e gjetur në skenën e përleshjes, sulmuesit planifikonin të armatosnin rëndë të paktën disa qindra njerëz.

“Uniforma, parzmore personale, kallashnikovë, snajper, pistoleta. E gjithë kjo na tregon se kishte pajisje për disa qindra njerëz së bashku me logjistikën. Ishin pajisje dhe armë për një batalion të tërë”, tha ai.

Rreziku i një kryengritjeje të re nuk ka mbaruar, tha Sveçla.

“Nuk kemi përleshje, por kemi informacione se trajnimi i këtyre terroristëve vazhdon në Serbi,” tha ai. “Ka ende njerëz në Kosovë që janë pjesë e këtij grupi”, tha ministri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button