Sveçla: Po përhapen lajme të rrejshme sa i përket sigurisë së përgjithshme në komunat veriore të Kosovës

 
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencë për media ka thënë se vendimi për targat e përkohshme për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë është legjitim.
Ai tutje ka thënë se po përhapen dezinformata dhe lajme të rrejshme sa i përket sigurisë së përgjithshme në komunat veriore të Kosovës.
“Pas vendimit legjitim të Qeverisë së Kosovës për targat të regjistruara nga strukturat paralele e të mbështetura nga strukturat e Serbisë, ata tashmë janë dujke përhapur dezinformata dhe lajme të rrejshme sa i përket sigurisë së përgjithshme në komunat veriore të Kosovë”, ka thënë Sveçla pas situatës së krijuar në veri të vendit./21Media

Back to top button