Sveçla publikon pamje të kamerave të kamufluara në kondicionerë në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikoi pamjet nga gjetja e kamerave të kamufluara në kondicionerë në veri të vendit.

Ai tha spiunazhin së Serbisë në Republikën e Kosovës do t’i luftojnë me çdo kusht.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.

Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, shkroi Sveçla./21Media

Back to top button