Sveçla-Tahirit: Unë s’blej allti me para të shtetit…

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë në seancën e së enjtes të Kuvendit se në vitin 2019 ka pasur më shumë arrestime të opozitës sesa të kriminelëve të nivelit të lartë.
Duke iu kundërpërgjigjur kritikave të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë debatit parlamentar për sigurinë në vend, Sveçla ka thënë po ashtu se ai nuk blen armë me para të shtetit e më pas të mos e kthej kur e lëshon pozitën.
“Policia e Kosovës ka qenë një prej faktorëve kryesor pse në Kosovë pandemia është menaxhuar më së miri në rajon për shkak të angazhimit dhe secilit që ka kontribuar në menaxhimin e pandemisë unë i bëj temena. Në vitin 2019 ka pasur më shumë arrestime të opozitës sesa të kriminelëve të nivelit të lartë. Asnjë skandal të qeverisë nuk e kemi pas. Unë nuk blej allti me pare të shtetit e me graviru e pastaj të mos e kthej kur e lëshoj pozitën”, ka thënë Sveçla.
Ndërsa, Tahiri ka reaguar Sveçlës duke thënë se ai do të mbahet mend për punësime të familjarëve dhe jo të fuqizimit të rendit publik.

Back to top button