Sveçla takon Komandantin e Carabinieri MSU-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Kolonel Massimo Rosati,, Komandant i Karabinieri MSU në Republikën e Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se Sveçla dhe Kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç ‘rast Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po e kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që së bashku me institucionet tona të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë.

“Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë”, thuhet në komunikatë për media./21Media

Back to top button