Sveçla vizitoi kryetarin e veriut të Mitrovicës: Kjo pjesë e vendit do të përjetojë progresin e merituar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar kryetarin e veriut të Mitrovicës, Erden Atiq

Pas takimit në zyrën e kryetarit të zgjedhur, Sveçla ka thënë se kjo pjesë e Mitrovicës do të përjetojë progresin e merituar.

“I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij. Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese. Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Erden Atiq është betuar kryetar i veriut të Mitrovicës, më 19 maj pas zgjedhjeve të mbajtura më 23 prill në katër komunat veriore të Kosovës./21Media

Back to top button