Sveçla viziton Akademinë e Mbrojtjes Civile në Abu Dhabi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, zhvilloi vizita të rëndësishme në Akademinë e Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Operacioneve Qendrore në Abu Dhabi dhe Qendrën e Mbikëqyrjes së Shërbimeve ndaj Konsumatorëve.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe avion

Kjo është bërë e ditur përmes një postim në Facebook nga ministri Sveçla, i njëjti i quajti këto tri vizita si shumë të vleshme.

“Në kuadër të qëndrimit tim në Emiratet e Bashkuara Arabe, me kënaqësi pranova ftesën që të vizitoj Akademinë e Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Operacioneve Qendrore në Abu Dhabi dhe Qendrën e mbikqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit. Në këto tri vizita shumë të vlefshme për Ministrinë tonë, pamë nga afër nivelet e trajnimit dhe reagimit në 19 nivele të emergjencave civile, funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Operacioneve Qëndrore si mekanizëm koordinues ndërinstitucional në vlerësimin dhe analizën e rriskut, parandalimin dhe reagimin në rastet e cënimit të sigurisë dhe jo vetëm si dhe në mbikqyrjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve. Nga krerët e këtyre tri institucioneve, Kolonel Adel Ali Alsamri nga Mbrojtja Civile, Abdulaziz Alamed nga Drejtoria e Përgjithshme e Operacioneve Qendrore dhe dhe Mubark Al Kalily nga Qendra e mbikqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit, pranuam gatishmërinë e tyre të plotë për institucionet e Republikës së Kosovës si në ofrimin e trajnimeve ashtu, në shkëmbimin e përvojave më të mira në parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave”, ka shkruar Sveçla në Facebok. /21Media

Back to top button