Swift i përgjigjet kritikës së Albarn: Mendimi yt është i dëmshëm

Artistja Taylor Swift i është përgjigjur kritikës së Damon Albarn, i cili tha se kjo e fundit nuk i shkruan vet tekstet e këngëve të saj.
Gjatë bisedës së tij në LA Times, Albarn tha “Një tekstshkruese e mrekullueshme. Nuk i shkruan këngët vet”.
Ndërkaq, Swift nuk ia përtoi.
“Isha fanse e jotja deri sa e pash këtë. I shkruaj të gjitha këngët vet. Mendimi yt është fals dhe i dëmshëm”, tha Swift.
Albarn tha po ashtu se i pëlqen më shumë Billie Eilish se Taylor Swift, pasi siç e quajti ai, Eilish është një tekstshkruese e veçantë.
Billie shkruan këngët e saj së bashku me producentin, vëllain e saj Finneas.
‘Përleshja mes fjalësh’ vazhdoi në Twitter.
Kujtojmë se Swift njiher për hitet si “22”, “Blank Space”, “You Belong With Me”, “Shake it Off”, “I Knew You Were Trouble”, e të tjera./21Media

Back to top button