Syla i OVL e UÇK: Kjo qeveri ka qasje dashakeqëse ndaj bashkëluftarëve tonë

(Lajm i përditësuar)
Syla i OVL e UÇK: Kjo qeveri ka qasje dashakeqëse ndaj bashkëluftarëve tonë
Nënkryetari i OVL e UÇK, Gazmend Syla në emisionin “Click” të RTV21 akuzon qeverinë e Kosovës për mos mbështetje për krerët e OVL e UÇK-së të cilët janë duke qëndruar në Hagë.
Syla cilëson se kjo qeveri ka qasje dashakeqëse ndaj ish krerëve të UÇK-së.
“Nuk ka qeveri në botë që nuk përkujdeset për qytetarin e vet. Kjo qeveria ka qasje dashakeqëse ndaj bashkëluftarëve tonë për një gjë të tillë jemi të bindur sepse që pesë vite kjo qeveri nuk e ka kthyer kokën ka shoqatat e dala nga lufta, nuk e ka ndihmuar qoftë me një cent, euro, nuk ka bashkëpunuar me ne asnjëherë”, tha ai. /RTV21/21Media
Syla tregon se a e kanë ftuar Kurtin dhe VV nesër në protestë
Nënkryetari i OVL e UÇK, Gazmend Syla në emisionin “Click” të RTV21 i pyetur se a është ftuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti në protestën e nesërme, ai tha se nuk ka aheng, duke shtuar se kjo protestë është ftesë për të gjithë shqiptarët.
“Ne nuk kemi pasur, nuk kemi aheng, protesta është ftesë për të gjithë shqiptarë dhe kush e ndjen vetën që po gjykohen bashkëluftarët tonë atje, që po ndodh ajo pa drejtësi në Gjykatën Speciale atje”, theksoi ai. /RTV21/21Media
Syla: Jemi të bindur që verdikti final i Speciales do të jetë politik, nuk kemi dyshime
Nënkryetari i OVL e UÇK, Gazmend Syla në emisionin “Click” të RTV21 për Gjykatën Speciale tha se Organizatat e Veteranëve të Luftës nga themelimi i saj e ka menduar se kjo gjykatë është politike.
“Sigurisht organizata e veteranëve të luftës qysh kur është flitur që do të themelohet kjo Gjykatë (Specialja) e kena mendu që është politike edhe mendojm që është duke vazhduar duke e kry aktivitetin e saj në formë politike dhe jemi të bindur që edhe verdikti final ka me qenë politik, për këto nuk kemi dyshime asnjëherë”, deklaroi ai. /RTV21/21Media
Syla: Për ne nuk ka rëndësi çfarë thotë Vetëvendosje, nuk na kanë mbështetur
Nënkryetari i OVL e UÇK, Gazmend Syla në emisionin “Click” të RTV21 për deklaratën e LVV ndaj protestës e cila do të mbahet nesër në Tiranë për krerët e UÇK-së, tha se deklaratat e tilla nga kjo parti për ta janë të pa vlera.
Ai bëri të ditur se protesta të tilla do të vazhdojnë tutje.
“Fare nuk na intereson se qfarë na thotë Lëvizja Vetëvendosje, protestat do të vazhdojnë ne si organizatë e veteranëve të luftës kjo është protestë në vazhdën e protestave, e aktiviteteve tona që e kemi, e bëjmë kundër asaj padrejtësie që po ndodh atje prandaj protestat do të vazhdojnë. Ato që VV për ne shumë pak rëndësi sepse as nuk na kanë mbështetur, ndihmu ndonjëherë edhe vetëm sa na kanë pengu, prandaj për ne janë të pavlera ato qfarë VV thotë”, tha Syla./RTV21/RTV21