Syla: Letra e Kurtit për Gjykatën Speciale, veprim për “sy e faqe”, jo për drejtësi

(Lajm i përditësuar)
Syla: Letra e Kurtit për Gjykatën Speciale, veprim për “sy e faqe”, jo për drejtësi
Gazmend Syla nga OVL e UÇK në ”Click” të RTV21 ka reaguar ndaj pretendimeve se kryeministri Albin Kurti ka dërguar një letër në Gjykatën Speciale.
Sipas tij, ky veprim është vetëm një manovër politike për të krijuar përshtypjen se Qeveria po merret me këtë çështje, ndërkohë që në fakt nuk ekziston asnjë përgjigje apo komunikim zyrtar nga Haga.
“Ne nuk kemi parë asnjë letër zyrtare që t’i jetë kthyer Kurtit. Kjo letër është dërguar vetëm sa për ‘sy e faqe’, për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe për të krijuar përshtypjen se edhe ai po merret me këtë çështje,” tha Syla.
Letra e Kurtit për Gjykatën Speciale, Syla: Askush s’ka dëgjuar për të
Gazmend Syla nga OVL e UÇK në ”Click” të RTV21 ka hedhur dyshime mbi letrën që, sipas zyrtarëve qeveritarë, Kurti i ka dërguar Gjykatës Speciale.
Sipas Sylës, askush nga zyrtarët ndërkombëtarë nuk ka qenë në dijeni të një komunikimi të tillë, ndërsa publikimi i letrës pikërisht tani, sipas tij, është i motivuar politikisht.
“Është e çuditshme si ide – pse duhet të komunikoni fshehurazi apo ‘ilegalisht’ me Gjykatën Speciale? Këto gjëra janë publike. Në të gjitha takimet që i kemi pasur, gjithçka e kemi bërë me miratimin dhe transparencën e tyre.
Ideja e Kurtit që paska shkruar atë letër, e që po e publikon sot, është shumë tendencioze dhe e kuptojmë se është vetëm për efekte elektorale. Kurti asnjëherë, moralisht, nuk i ka mbështetur protestat që i kemi organizuar ne. Me përgjegjësi të plotë e them se asnjë zyrtar ndërkombëtar nuk na ka thënë ndonjëherë se ka pasur edhe një palë tjetër të interesuar për t’u dërguar shqetësime të ngjashme te Gjykata Speciale. Ju betohem – ata na kanë thënë se ne kemi qenë të vetmit që kemi shkuar me kërkesa konkrete. Për një gjë të tillë jam e sigurt, sepse po të ekzistonte ajo letër, ndonjëri prej tyre do të kishte thënë se janë në dijeni,” tha Syla.
Letra e Kurtit ndaj Trëndafilovës, Syla: E çuditshme të zbulohet në këtë kohë balotazhi
Gazmend Syla nga OVL e UÇK për deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për një letër në të cilën kt i fundit ka thënë se ja ka dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova para tre vitesh për ish krerët e UÇK-së, tha se është e çuditshme që kjo letër po zbulohet tani në kohë balotazhi.
Ai shtoi se kjo letër është në kohën kur Kurti ka dashtë të publikoj teksa shtoi se është e çuditshme ideja.
“Është e quditshme se si kjo letër zbulohet pikërisht në këtë kohë do të thotë kur jemi në zgjedhje lokale në balotazh, e prandaj po flitet edhe për zgjedhjet të reja nëse nuk konstituohet qeveria, nëse mandatari nuk do të ketë votat. Është në kohën kur zoti Kurti ka dashtë me publiku, e quditshme është ideja, pse duhet të komunikoni fshehurazi apo “ilegalisht” me Gjykatën Speciale”, tha ai. /RTV21/21Media
Syla: Ideja ishte që EULEX-it t’ja bëjmë ripërsëritim se që 5 vite po gjykohen bashkëluftarët tanë
Nënkryetari i OVL UÇK, Gazmend Syla, në emisionin Click të RTV21 për aksionin e sotëm të kësaj organizate për ish luftëtarët e UÇK-së tha se aksion ishte në vazhdën e aktiviteteve.
“Aksioni simbolik që ndodhi sot tek baza e Eulex-it ishte në vazhdën e aktiviteteve tona që kemi bërë si organizatë e veteranëve të luftës.
I pyetur se pse ata kanë bërë këtë aktivitet para selisë së Eulex-it, ai tha se aty ish luftëtarët u janë vendosur prangat.
“Ideja e simbolikës ishte se aty u vetëdorëzuan bashkëluftarët tonë, aty u vendosen prangat, për atë me qenë se në atë ndërtes ata hynë si të akuzuar ose si të pandehur. Ideja ishte që para atyre të bëjmë këtë aksionin tonë simbolik dhe të kërkojmë edhe tja ripërsëritim që 5 vite po gjykohen, po mbahen në paraburgim bashkëluftëtarët tanë ende pa verdiktin final”, tha Syla. /RTV21/21Media