Syla: Nuk jemi pa shkrimtarë për fëmijë, por jo aq sa duhet


(Update) Syla: Nuk ka përkushtim të të rinjve për krijimtarinë letrare për fëmijë

Shkrimtari Xhevat Syla është shqetësuese se nuk ka përkushtim të rinjve në krijimtarisë letrare për fëmijë.
“ Por nuk jemi edhe pa shenja se brezi i ri vjen. Në karvanin e shkrimtarëve për fëmijë që është një organizatë joqeveritare që i tubon gjithë shkrimtarët për fëmijë, është themelu në vitin 2000 nga shkrimtari Agim Deva dhe vazhdojmë ta mbajmë atë si një organizim tonin. Kemi edhe këtë qëllim krahas së nxitjes së dashurisë së fëmijëve për librin kemi edhe nxitjen e talenteve të reja. Në takime tona me fëmijët në shkolla ne gjejmë plot talente të reja të cilët do të zhvillohen”, tha Syla.
Ai shtoi se forma tjetër e cila do ta zhvillonte brezin e ri të shkrimtarëve është botimi i krijimeve të talenteve të reja.
“Është më rëndësi që ato të botohen në revistat adekuate letrare të cilat i kemi, ende vazhdon të botohet pionieri, i cili ruan një fizionomi që ka pasë ka hapësirë për pena të reja, por nuk ka një shpërndarje çfarë duhet”, tha Syla.
Syla: Nuk jemi pa shkrimtarë për fëmijë, por jo aq sa duhet

Shkrimtari i njohur Xhevat Syla ngriti shqetësimin se tani nuk ka brez të ri të shkrimtarëve se si ka qenë më herët.
“ Nuk e kemi në formën në të cilën u paraqit brezi i dytë i shkrimtarëve për fëmijë, natyrisht jo në atë numër, nuk janë rrethanat çfarë kanë qenë atëherë, ajo ka qenë një periudhë e zhvillimit të hovshëm arsimor e kulturor të Kosovës, dhe natyrisht një frymë iluministe në të cilën janë gjetë edhe shkrimtarët për fëmijë kanë luajtur rolin e tyre të jashtëzakonshëm”, tha Syla.
Ai pohoi se aktualisht është një realitet tjetër, por sipas tij Kosova nuk është pa shkrimtar për fëmijë edhe pse jo në masën sa duhet.
“Kemi të tillë Rinë Rrahmani, Drenusha Zajmin e disa autorë të tjerë”, tha ai./21Media

 

Back to top button