Sylejman Selimi lirohet me kusht

Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Sylejman Selimi është liruar me kusht.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi për portalin rtv21.tv.

“E konfiromoj se paneli për lirim me kusht e ka liruar Sylejman Selimin”, tha Thaçi në një përgjigje elektronike.

Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Lajmin për lirimin e Sylejman Selimit e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Tomë Gashi, i cili e ka cilësuar të padrejtë mbajtjen e tij në burg.

“Lirohet Gjeneral Sylejman SELIMI.! Para pak minutash, pas mbajtjes pa te drjete per mbi 5 vite dhe pas mbajtjes ne vujajtje te denimit per 227 dite pa vendim gjyqesore, me ne fund eshte liruar Komandant i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimi.”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook, duke mos përmendur se ky lirim është me kusht.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”./21Media

Back to top button