Tabela e medaljeve në Masterin e xhudos, Kosova renditet e 4-ta

Xhudistet Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka përfaqësuan Kosovën në Jerusalem Masters, Izrael 2022.
Gara nisi me Distrian dhe Norën – ku, Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti në vazhdime me 3 dënime për Ippon, amerikanen Angelica Delgado.
Në çerekfinale, Distria me 2 Wazaari për Ippon spanjollen, Ana Perez Box.
Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon polaken, Julia Kowalczyk.
Në çerekfinale, ajo humbi me Wazaari nga francezja, Sarah Leonie Cysique.
Krasniqi, për herë të katërt fitoi medaljen e artë në Mastersin e xhudos. Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë.
Gjakova doli e 5-ta në Masterin e xhudos “Jerusalem 2022”, ajo nuk arriti të fitojë të bronztën, gjithsesi fitoi +648 pikë olimpike.
Ndërsa, Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu ka pësuar humbje në finale kundër xhudistes japoneze, Miku Takaichi.
Në rrugëtimin deri te medalja e argjendtë, Fazliu në raundin e parë e mposhti xhudisten franceze, Manon Deketer, kurse në raundin e dytë regjistroi fitore kundër Andreja Leskit.
Është publikuar edhe tabela e medaljeve në World Judo Masters.
Kosova, në këtë tabelë është renditur e 4-ta me një medalje të artë, një të argjendtë dhe një vend të 5-të./21Media

Back to top button