Tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

Xhiro e 17-të e Superligës së Kosovës nisi sot, dhe kishte rezultate befasuese dhe tejet interesante.

Llapi e fitoi derbin me kampionin, ku e mposhti Ballkanin në “Zahir Pajazit” me shifrat 5:3.

Me këtë fitore, Llapi u ngjit në pozitën e dytë në tabelë në kuotën e 31 pikëve, shtatë sosh më pak se Ballkani në vendin e parë.

Po ashtu, fitore sot regjistruan edhe Prishtina e Malisheva, që të dyja me rezultat 1:0. Prishtina e mposhti Fushë Kosovën, kurse Malisheva fitoi ndaj Lirisë.

Prishtina tani renditet e pesta në tabelë me 25 pikë, një më pak se Malisheva në vendin e katërt.

Më poshtë mund ta gjeni si duket tabela momentale e Superligës së Kosovës.

Back to top button