Tahiri: Arratisja e Enver Sekiraqës dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët.

Tahiri këtë e ka thënë teksa ka shtuar se arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.

”Arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari. Kjo gjendje është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme. Gjendje e tillë alarmante është edhe në sektorët e tjerë, prandaj shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja tanimë janë të domosdoshme”, ka shkruar Tahiri.

Back to top button