Tahiri: Asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime “për hatër

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

Tahiri ka deklaruar se asnjë kryeministër nuk duhet të marrë vendime “për hatër”.

“Asnjë kryeministër nuk guxon të marrë vendime “për hatër”. Kur një vendim justifikohet me “do ta bëjmë për shkakun tënd”, kjo nuk është as qeverisje e as demokraci por arbitraritet dhe cenim i shtetit.”, ka shkruar Tahiri.

Back to top button