Tahiri: Brengosuni e kërkoni për Trepçën se për mua mos u shqetësoni

Sipas Tahirit, lajmi nga Brukseli për Trepçën është  më i dhimbshëm për ne

Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri ka kaluar në partinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmi për kalimin e Tahirit në AAK, bëri bujë të madhe te publiku, mirëpo sipas tij, çështja e Trepçës duhet të jetë temë e bisedimeve me Serbinë dhe se është më e rëndësishme dhe më e dhimbshme se aderimi i tij.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Tahiri ka deklaruar se ndërrimi i partisë së tij nuk është se i ka bërë ndonjë dëm Kosovës.

“Lajmi nga brukseli se për Trepçën duhet të dialogohet me Serbinë, është më i rëndësishëm dhe i dhimshëm për ne, se sa ku kaloj unë në grupe parlamentare apo parti politike  që  çdo deputet mund të dalë në grupe parlamentare!  Pra brengosuni, e kërkoni për TREPÇËN se sa për mua mos u shqetësoni , se as edhe një dëm nuk ia kam ba KOSOVËS DHE JUVE QYTETARË TË NDERUAR”, ka shkruar Labi në Facebook.

Kujtojmë se, Kuvendi i Kosovës më 3 shkurt ka miratuar statutin e Minierës së Trepçës. Dokumenti i kaluar me 80 vota pro, parashikon regjistrimin e saj si një ndërmarrje te re në përputhje me ligjin e miratuar në vitin 2016, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës bëhet pronare me 80% të kapitalit. /21Media 

Back to top button