Tahiri: Buxheti është për 1.2 milion vaksina

 

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në emisionin “Argument Plus”, në RTV21, tha se buxheti është për 1.2 milion vaksina.

Ai bëri të ditur se si opozitë kërkojnë që Qeveria Kurti, ta shfrytëzojnë mundësinë, t’i blejnë vaksinat me buxhetin e ndarë.

“Buxheti për vaksinat për mbi 1 milionë është sigurtë, nuk mbahet shteti, nuk mbahet as shpija me lëmoshë”, shtoi ndër të tjera Tahiri.

Ndër të tjera thotë se mund të lindin dyshime për korrupsion, pasi që sipas tij, si opozitë nuk e kanë të qartë pse është vonuar kaq shumë blerja e vaksinave.

“Buxhetin e keni, sistemin një burimor të një kontraktimi për blerjen e vaksinave e kanë, për këtë temë nuk kanë opozitë, ne si aleancë i duartrokisim blerjes së vaksinave, por a është problem keqmenaxhimi?, mund të lindin dyshime edhe për korrupsion, kjo tregon që nuk kanë zotësi”, tha tutje ai./21Media

Back to top button