Tahiri: Do të bëjmë çdo gjë që ta ndalojmë rritjen e çmimit të rrymës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh se do të mundohen me çdo gjë që ta ndalojnë rritjen e energjisë elektrike, siç ka paralajmëruar Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahir tha sot se ky propozim është i panatyrshëm dhe në dëm të qytetarëve.

“Mendojmë se kjo rritje jo vetëm që është e plotësisht e panatyrshme, sepse në një anë shteti po subvencionon energji e në anën tjetër prapë po e rrit çmimin e energjisë këtu kemi një problem të madh, por e dimë që tash e dy vite strategjia për energji është sjell nëpër parlament dhe shihet se nuk ka vizion për energji…Ne jemi kundër do të jemi kundër dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur ta ndalojmë këtë rritje të energjisë”, tha ai.

Deputeti Tahiri teksa shprehu edhe njëherë mbështetjen për propozimin evropian, tha se kanë kërkuar nga emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak që temat që shkaktojnë probleme në rrafshin e brendshëm të trajtohen me kujdes.

“Temat që mund të shkaktojnë probleme në rrafshin e brendshëm e që duhet të adresohen në udhërrëfyesin në ankesin e kësaj marrëveshje të trajtohen me kujdes të veçantë në veçanti ato që trajton temat e komuniteteve në nenin 10 dhe 7. Është tepër e rëndësishme që qeveria këtë ta trajtoj me seriozitet kryeministri të përfaqëson në Kosovës në bashkrëndim me SHBA”, theksoi ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së theksoi se më 23 mars, pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendi do të jetë debati parlamentar për punën 2-vjeçare të qeverisë Kurti II.

“Në javën e ardhshme më 23 mars pika e parë e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar që ne e kemi kërkuar në lidhje me punën 2 vjeçare të qeverisë….në dy vite të qeverisjes Kurti Kosova në të gjitha aspekte në rrafshin e brendshëm ka pësuar regres, ekonomia është dobësuar mbrojtja e zyrtarëve të shtetit në administratën shtetërore është dobësuar kemi investime shumë të vogla….përderisa në krejt botën inflacioni po bie të dhënat e ASK tregojnë se inflacioni vazhdon I lartë i Kosovë“, u shpreh Tahiri.

Back to top button