Tahiri e cilëson të pafalshme mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve me ndalimin e pagave të shtatorit.
“Po ashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtëpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve.”, shkroi Tahiri në Facebook.
Tutje ai tha se ndalja e pagave të mësimdhënësve në prag të dimrit është e pafalshme.
“Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri! Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme!”, përfundoi Tahiri.
Lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga partitë tjera opozitare. Kreu i PDK-së Memli Kransiqi ftoi sërish Qeverinë që ta bëjë ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, e një gjë të tillë e bëri edhe Hykmete Bajrami nga LDK./21Media

Back to top button