Tahiri: Është e qartë problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër, Albin Kurti

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit të ShBA-së për pezullimin pa afat të dialogut strategjik për Kosovën.
Tahiri përmes një postimi në Facebook tha se problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër, e që sipas tij ai është Albin Kurti.
“Deri sot, veprimi që e ka goditur më së shumti Republikën e Kosovës kanë qenë sanksionet e BE-së, të cilat na kanë pamundësuar shfrytëzimin e 600 milionë eurove. Por vendimi i Qeverisë Amerikane për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën e tejkalon përmasën e atij dëmi. Sot, Albin Kurti i shkaktoi Kosovës plagën më të madhe që dikush ka mundur ta paramendojë. Është e qartë: problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër – Albin Kurti. Si PDK, e kemi të qartë përgjegjësinë tonë”, ka shkruar Tahiri.