Tahiri: Haradinaj nuk i frikësohet Kurtit e Hotit

Besnik Tahiri në Debat Përnime tha se Ramush Haradinaj nuk i frikësohet askujt për debat

Duke u përgjigjur në pyetjen se përse kandidati për kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj është “frikësuar” për t’i dalë në debat Albin Kurtit, ai u përgjigj se Haradinaj nuk i frikësohet askujt dhe është në gjëndje të dalë në debat si me Albin Kurtin, ashtu edhe me Avdullah Hotin e kë të dojë.

Sipas Tahirit kryetari i AAK-së nuk ka dalë në debat pasi ka pasur një vendim gjyqësor që ata nuk e shkelin, poashtu nuk ka dalë në debat pasi janë 7 televizione që kanë kërkuar debat, e as gazetarët nuk janë marrë vesh mes vete për ta bërë një debat, shkruan rtv21.tv.

Përfaqësuesja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha se nuk ka vendim gjyqësor. Ajo tha se Vetëvendosja u ka dhënë mundësi që të caktojnë orën, cilin televizion të kanë dëshirë, madje edhe televizionin RTK të cilin e ka kapur sipas saj “klani pronto”./21Media

Back to top button