Tahiri: Heshtja për viza nuk i bënë hajr Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka ngritur disa çështje, e para prej së cilës ka të bëjë me liberalizimin e vizave.
“Në Kryesi e kam ngritur një çështje, një kërkesë që Kuvendi i Kosovës përmes kryetarit t’ adresohet Presidencës çeke dhe të gjithë kryeparlamentarëve të vendeve anëtare me një kërkesë të thjeshtë që lidhet me një mosvendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që për vlerësimin tonë është një diskriminim klasik dhe vazhgitje e cila nuk duhet të ndodhë”, tha Tahiri.
“Çfarëdo sistemi të cilin e aplikon Bashkimi Evropian për vendet tjera jo anëtare të Shengen-it, mund të hynë në fuqi edhe për Kosovën pasi që të liberalizohen vizat”, shtoi ai.
Deputeti theksoi se heshtja e Kuvendit nuk është e drejtë dhe se për këtë arsye e ngriti këtë çështje te Kryesia, në mënyrë që të ketë një adresim serioz.
“Heshtja jonë nuk i bënë hajr e nder Republikës së Kosovës”, theksoi Tahiri.
Kujtojmë se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 20 tetor në orën 10:00, me dy pika në rend të ditës./21Media

Back to top button