Tahiri i kërkon llogari Kurtit për takimin me emisarët

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta bëjë një sqarim për qytetarët dhe klasën politike në lidhje me kërkesat e ndërkombëtarëve që i ka marrë të hënën.

Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se Qeveria duhet të ketë ofensivë diplomatike sa i përket sulmit të ndodhur në veri një muaj më parë.

“Kryeministri ia ka pasur për borxh të gjithë qytetarëve të vendit por edhe klasës politike që ta mbajë një konferencë shtypi dhe ta bëjë një sqarim pas takimit për kërkesat e tyre dhe qëndrimin e tij. Nuk e di që kemi një qëndrim të qartë të kryeministrit sa i përket kërkesave të tyre. I bëjmë thirrje kryeministrit të vendit që të ketë një koordinim sa më të ngushtë me aleatët tanë në veçanti me SHBA-në. Për një muaj asnjë veprim nuk ka ndodhur nga ana jonë për të bindur dhe për të treguar realitetin se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë ta shohim Qeverinë tonë si një ofensivë diplomatike për një muaj dhe për ta treguar fytyrën e vërtetë të Vuçiqit. Nuk e di prej kujt po frikësohen”, ka thënë ai.

Back to top button