Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit dhe gjithë deputetëve tjerë

Pas masës së përkohshme që ka vendosur Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit , ka reaguar Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

Ajo ka thënë se në këtë mënyrë Kushtetuesja i ka rënë shuplakë Albin Kurtit dhe të gjithë deputetëve.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kushtetuesja ua ndali punën.

“Kosova i ra shuplake Kurtit e gjithë deputeteve tjerë – Gjykata Kushtetuese foli – ua ndali punën- Kosova dine ta marre veten sepse ka lindur nga gjaku i shqiptareve..”, ka shkruar ajo./21Media

Back to top button