Tahiri: Ku m’i marrë more paret njerëzit m’i izolu shpijat

(Live Update)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot në “21Drejtpërdrejt” në RTV21 komentoi edhe deklaratat e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për “izolimin e shtëpive”.
“Thojke izoloni shpijat! Po ku më i marrë more paret njerëzit për m’i izolu shpijat. A e dinë sa kushton izolimi i shpisë, izolimi i një shpie njëkatëshe kushton minimum 10 mijë euro, ku me i marrë njerëzit 10 mijë euro… Izoloje thojke shpinë, qysh me izolu kah me i marrë”, tha ai duke shtuar se kjo qasje e Qeverisë është jashtë çdo orbite.
Ndërsa, Tahiri u shpreh se të gjithë qytetarët kursejnë energji elektrike.
“Faturën nuk ma pagun mu Qeveria”, u shpreh ai.

 
AAK kundër kompensimit të orëve mësimore të shtunave
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se partia e tij është kundër që nxënësit të shkojnë në shkollë të shtunave për t’u kompenzuar orët e humbura mësimore.
“Ne jemi për kompenzimin e orëve, ashtu siç ka propozuar kryetari i Gjakovës. Ai ka propozuar që të zgjatet orari i mësimdhënësjes në këto 5 ditë të javës hënë e premte“, tha Tahiri duke e arsyetuar këtë propozim.

Tahiri: Mirë që dolën pagat, sepse Murati mund të shkonte në burg
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë tha se “mirë që ekzekutoi pagat ministri Murati, sepse në të kundërtën do të shkonte në burg”.
“Nuk kam pranuar të ulem të diskutojë me GP të VV-së për asnjë amandement deri sa të ekzekutohen pagat. Kjo nuk ka të bëjë me kauzë politike, ju e dini se SBASHK-u ka qenë në grevë për tri javë sa kemi qenë në udhëheqje të Qeverisë, mirëpo kjo nuk ka ardhë në asnjë situatë diskutimi i pagës, diskutimi i pagës është hakmarrje politike. Është synim për të disiplinu këtë kategori të shoqërisë dhe për të përqu mesazh të secili sektor tjetër që ne veprojmë në këtë në këtë formë”, tha ai duke theksuar se po të mosekzekutoheeshin pagat, ministri i Financave Hekuran Murati do të shkonte në burg./21Media

Tahiri: E papranueshme shtypja që kjo Qeveri po i bën mësimdhënësve
“Ky vendim është tepër i padinjitetshëm, është e papranueshme dhe e pakuptimtë shtypja që kjo Qeveri i bën të gjitha kategorive në këtë rast fjala është për mësimdhënësit”, tha shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në “21 Drejtpërdrejt” në RTV21.
Tahiri u shpreh se pas që u ekzekutuan për mësmdhënësit grevistë, tani AAK-ja do t’i votojë ligjet në Kuvend./21Media

Back to top button